​Analiza e sulmit vdekjeprurës ndaj amerikanëve: Biden nën presion të madh

Amerika

​Analiza e sulmit vdekjeprurës ndaj amerikanëve: Biden nën presion të madh

Më: 28 janar 2024 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Një sulm vdekjeprurës ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani është një tjetër tregues se SHBA dhe aleatët e saj po përballen me një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme, në të cilin ata janë protagonistë, një konflikt që duan të ndikojnë dhe një konflikt që nuk kanë mundur ta përmbajnë, sipas analizës së Sky News.

Momente si ky janë pika kthese. Është një sulm që do të detyrojë presidentin amerikan Biden të përgjigjet. Ky moment paraqet një sfidë shumë komplekse për presidentin aktual. Në një vit zgjedhor dhe me sondazhet jo në favor të tij, Biden është nën presion të madh.

Nga njëra anë, një përgjigje e dhunshme ndaj sulmit do të ishte përgjigja e natyrshme e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane. Por kundërshtari i tij i mundshëm politik Donald Trump, tashmë thotë se Biden e tërhoqi SHBA-në në luftëra, andaj përshkallëzimi nuk është aspak në favor të Biden.

Gjeopolitikisht, fakti që sulmi ndodhi në territorin e Jordanisë, një aleat i ngushtë i SHBA-së është shqetësues për Biden, ashtu siç është edhe për qeverinë jordaneze.

Biden ka të ngjarë të detyrohet të dërgojë më shumë forca në rajon për të siguruar më tej bazat amerikane dhe për të penguar sulmet. Por një lëvizje e tillë do të vinte në rrezik edhe forcat e reja amerikane.

Sulmi në Jordani sigurisht që do të rrisë tensionet e brendshme në atë vend. Mbreti Abdullah nuk ka nevojë të perceptohet si mbështetës i Amerikës. Duhet mbajtur mend se opinioni publik i SHBA-së në botën arabe është jashtëzakonisht i ulët pas mbështetjes së saj të qartë për luftën e Izraelit në Gaza.

Që nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit, ka pasur më shumë se 150 sulme nga milicitë e mbështetur nga Irani në Siri dhe Irak kundër forcave amerikane. Në mënyrë të pabesueshme, asnjë nuk rezultoi me vdekje, duke e lejuar Biden të shmangte përshkallëzimin.

Të dielën e kaluar, dy anëtarë të njësisë elitare të Navy SEAL u konfirmuan të vdekur pasi u zhdukën gjatë një operacioni detar për të kapur armët nga Irani që ishin të destinuara për rebelët Houthi në Jemen.

Natyra sekrete e misionit të Forcave Speciale i lejoi ushtrisë amerikane të ofronte një shpjegim të paqartë për incidentin.

Por sulmi në Jordani është krejtësisht ndryshe. Tre amerikanë kanë vdekur dhe më shumë se 30 janë plagosur. Për një president të përballur me kaq shumë sfida, si në shtëpi ashtu edhe në mbarë botën, presioni është i jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat