FBI thotë se grupi shtetëror kinez i hakerëve shënjestroi infrastrukturën amerikane

Amerika

FBI thotë se grupi shtetëror kinez i hakerëve shënjestroi infrastrukturën amerikane

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 09:18
Christopher Wray

SHBA-ja ka arritur të çmontojë përpjekjet e hakerave të një grupi të sponsorizuar nga shteti kinez që kishte shënjestruar infrastrukturën kryesore publike si rrjetin elektrik dhe tubacionet, thotë FBI.

Drejtori i FBI-së u tha ligjvënësve se kishte ekzekutuar një fushatë për të mbyllur grupin “Volt Typhoon”.

Ai grup hakoi qindra ruterë të vjetër zyrash për të hyrë në të dhënat mbi asetet e SHBA-së, pretendoi Christopher Wray.

Qeveria kineze ende nuk i është përgjigjur akuzave.

Megjithatë, ajo ka mohuar më parë akuzat për luftë kibernetike të sponsorizuar nga shteti kundër vendeve të tjera. Në të kaluarën, ajo ka akuzuar gjithashtu SHBA-në si “perandoria më e madhe e hakerëve në botë dhe hajduti kibernetik global”.

Siç shkruan bbc, Wray të mërkurën i tha një komiteti të Kongresit amerikan se Kina qëllimisht po krijonte bazat për të gjymtuar sistemet kyçe të infrastrukturës amerikane në rast të një konflikti armiqësor.

Përpjekjet e hakerimit të grupit “Volt Typhoon” u zbuluan për herë të parë majin e kaluar në SHBA, pasi Microsoft paralajmëroi se grupi kishte shënjestruar disa asete publike, përfshirë hakerimin në llogaritë e postës elektronike të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat