Zjarret në Kili/ Dhjetëra persona humbin jetën, qeveria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Amerika

Zjarret në Kili/ Dhjetëra persona humbin jetën, qeveria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 10:16
Zjarret po përhapen kryesisht në rajonet turistike të Vina del Mar dhe Valparaiso

Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në Kili, duke detyruar presidentin e vendit Gabriel Boric të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti kilian njoftoi se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që “të jenë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme” për të luftuar zjarret që po përhapen në rajonet qendrore dhe jugore të vendit të Amerikës Latine.

Zjarret po përhapen kryesisht në rajonet turistike të Vina del Mar dhe Valparaiso, ku janë të rrezikuara qindra banesa dhe autoritetet kanë vazhduar me evakuimin e detyrueshëm të zonave.

Nxehtësia dhe thatësira, për shkak të fenomenit klimatik El Nino, po godasin Amerikën Latine këtë verë, duke shkaktuar zjarre që po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.

Pas Kilit dhe Kolumbisë, vala e të nxehtit rrezikon të godasë Argjentinën, Paraguajin dhe Brazilin në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat