Të shtëna armësh në Universitetin e Karolinës së Jugut, policia bllokon kampuset

Amerika

Të shtëna armësh në Universitetin e Karolinës së Jugut, policia bllokon kampuset

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Të shtëna armësh janë raportuar se po ndodhin në universitetin e Karolinës së Jugut.

E pikërisht ky universitetit dhe tjetri afër tij – ai i Claflin janë bllokuar plotësisht kurse autoritetet kanë informuar studentët për këtë.

Që të dy objektet po vazhdojnë të jenë të bllokuara, kurse sistemi i alarmit në Claflin ishte aktivizuar që paralajmëron të shtëna të mundshme me armë zjarri.

Siç raporton ABC 15, i dyshuari është akoma në vendin e ngjarjes, i veshur i tëri me rroba të zeza dhe një maskë skijimi po e mbanë.

Studentët në të dy kampuset kanë pranuar mesazhe nëpër telefona, me instruksionet që u bënë thirrje që të strehohen në ambiente me të sigurta derisa policia ta kryej punën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat