Hera e parë në SHBA – nëna u dënua për vrasjet që ka kryer djali i saj

Amerika

Hera e parë në SHBA – nëna u dënua për vrasjet që ka kryer djali i saj

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:23
Jennifer Crumbley, Ethan

Jennifer Crumbley, gruaja që u gjykua në lidhje me vrasjet që ka kryer djali i saj në shkollë në vitin 2021, u dënua të martën për vrasje të pavullnetshme.

Vendimi unanim erdhi në ditën e dytë të diskutimeve të jurisë në një gjyq historik, në të cilin ajo u bë prindi i parë që dënua penalisht për vrasjet masive që ka kryer fëmija i saj.

Gruaja 45-vjeçare nga Michigan është gjykuar për katër vrasje të pavullnetshme – një për secilën prej viktimave të sulmit në shkollën e mesme të Oksfordit në nëntor të vitit 2021. Djali i saj, Ethan, tani 17 vjeç, u deklarua fajtor për vrasje, terrorizëm dhe krime të tjera ndërsa u dënua në muajin dhjetor me burgim të përjetshëm.

Tani ajo përballet me 15 vjet burg për çdo akuzë gjersa gjendet në dhomat e paraburgimit. Dënimi do t’i shqiptohet më 9 prill, raporton nbcnews.

Theksojmë se një gjykim i njëjti do të fillojë në muajin mars për babanë e Ethanit, James Connelly, sipas të njëjtës aktakuzë.

Në një përpjekje për të përcaktuar se deri në çfarë mase një prind duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e fëmijës së tyre, juristët në Oakland County ekzaminuan më shumë se 400 prova, duke përfshirë mesazhe me tekst, foto dhe video nga celulari i Crumbleyt, ku shihet së bashku me djalin duke u argëtuar me armët në duar.

Ndryshe, prokuroria thirri më shumë se 20 dëshmitarë, përfshirë organet e rendit dhe stafin e shkollës, ndërsa mbrojtja solli vetëm një: të pandehurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat