Zbulohet se nga vinin thirrjet e rreme me zërin e gjeneruar të Bidenit

Amerika

Zbulohet se nga vinin thirrjet e rreme me zërin e gjeneruar të Bidenit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:25
Joe Biden

Prokurori i Përgjithshëm i New Hampshire, John Farmella njoftoi sot se telefonatat e rreme me zërin e gjeneruar të presidentit amerikan Joe Biden vinin nga kompania “Life Corporation”, me seli në shtetin amerikan të Teksasit.

Ai tha në një konferencë për shtyp se kompanisë i është dërguar një letër paralajmëruese ku thuhej se një hetim penal ishte duke u zhvilluar, raporton Reuters.

Shtoi se ftesa iu dërgua mijëra njerëzve më 21 janar, përpara se të votonin në zgjedhjet për nominimin presidencial të Partisë Demokratike në New Hampshire.

Në mesazh, zëri u thotë votuesve që të “ruajnë” fletën e votimit për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, dhe të mos marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme partiake të demokratëve.

Pavarësisht kësaj, në zgjedhjet në New Hampshire, Biden fitoi bindshëm, duke fituar 63.9 për qind të votave.

Në vend të dytë ishte kongresmeni nga Minesota, Dean Phillips, i cili u votua nga 19.6 për qind e demokratëve, ndërsa në vendin e tretë shkrimtari Marian Williamson, i cili u mbështet nga katër për qind e votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat