Pesë të huaj gjenden të vdekur në një javë në qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë

Amerika

Pesë të huaj gjenden të vdekur në një javë në qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një seri rastesh të rënda grabitjesh e vdekjesh të të huajve në Medelin, ka vënë në alarm autoritetet që po koordinohem me ambasadat dhe kanë ndaluar aplikacionet e njohjeve të reja që kane shtuar abuzimet.

Pesë të huaj janë gjetur të vdekur në qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë, në shtatë ditët e fundit, por policia thotë se asnjë nga vdekjet “nuk ishte e dhunshme”.

Një prej rasteve ishte një burrë i gjetur i vdekur në një dhomë hoteli disa orë pasi hyri aty i shoqëruar nga dy gra.

“Kemi pasur disa vdekje nga shkaqe natyrale ose të paktën jo-kriminale … nga atak kardiak, të tjerë nga vetëvrasja dhe të tjerë nga mbidoza e drogave bimore vendase”, tha kryebashkiaku i Medelín, Federico Gutiérrez, në një takim me gazetarët. “Në disa raste turistët janë manipuluar në aplikacionet e njohjeve të reja dhe më pas janë grabitur e vrarë. Kjo është një çështje delikate dhe kam folur tashmë me ambasadorin e SHBA”, shtoi ai.

Vitet e fundit identiteti i Medellín është transformuar në një prej qyteteve me më shumë vrasje për turistët dhe punonjësit e lëvizshëm.

Në vitin 2022, qyteti u vizitua nga 1.4 milionë njerëz, teksa njihet për motin e bukur dhe mikpritjen e ngrohtë, në një rritje me 200,000 vizitorë prej vitit 2015.

Por grupet kriminale kanë shfrytëzuar aplikacionin e njohjeve të reja ‘Tinder’ për të shënjestruar vizitorët, duke përdorur vajza tërheqëse për t’i droguar e grabitur ata.

Shumë krime të tilla kishin kaluar pa u raportuar pasi viktimat turpërohen të denoncojnë, por seria e vdekjeve javët e fundit ka nxjerrë në dritë fenomenin e rëndë.

Ambasada e SHBA në Bogotá ka regjistruar tetë vdekje të dyshimta të shtetasve amerikanë atje muajt e fundit të 2023, ndërsa numri grabitjeve ndaj vizitorëve të huaj është dyfishuar në një vit.

“Shumë qytetarë amerikanë në Kolombi janë grabitur, droguar ose vrarë nga ‘njohjet e reja’ kolumbiane që kishin shkuar të njihnin”, deklaronte ambasada.

Mes tyre ishin 29 vjeçari amerikan Anthony Lopez i gjetur i vdekur në hotelin ku kishte hyrë me dy gra vendase, 37 vjeçari amerikan Manley Mark Conlen, që ra nga kati i 10 i një ndërtese në El Poblado, si dhe 73-vjeçari Turney Patricia Gail, që vdiq gjatë një ceremonie me pijen vendase ajuaska.

Zyrtarët thonë se vdekjet e të huajve kanë lidhje me rritjen e ‘turizmit të seksit’ në Medellín.

Ata thonë se po diskutojnë për zgjidhje me aplikacionet e njohjeve të reja për mbrojtje më të mirë online.

Por të tjera viktima grabitjesh thonë se stigmatizohen gabimisht si “turistë seksi”, pasi shumë vijnë për të provuar eksperiencat me bimët vendase haluçinogjene si skopolamina, ajuaska e të tjera. Disa prej tyre kanë pajtuar detektivë privatë për të zbuluar femrat që i kanë droguar dhe grabitur, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat