Gjykatësi brazilian jep gjobë 48 milionë dollarëshe për gropën vdekjeprurëse

Amerika

Gjykatësi brazilian jep gjobë 48 milionë dollarëshe për gropën vdekjeprurëse

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:01
Brazil

Një gjykatës në Brazil ka gjobitur zyrtarët dhe kompanitë e ndërtimit me 48.3 milionë dollarë për shembjen e një kantieri në qytetin e Sao Paulos.

Shtatë persona humbën jetën në aksidentin në vitin 2007, kur një gropë e madhe u hap papritur, duke gëlltitur këmbësorët dhe automjetet.

Punëtorët po gërmonin një tunel për të zgjatur sistemin e metrosë në lagjen Pinheiros kur ndodhi rasti, raporton BBC.

Gjykatësi tha se shembja ishte për shkak të veprimeve “të pakujdesshme” dhe “të rrezikshme”.

Ata që ishin përgjegjës për projektin e ndërtimit injoruan paralajmërimet nga ekspertët, të cilët thanë se nevojiteshin struktura mbështetëse “urgjente” në tunel dhe vazhduan punën për të fituar kohë, tha gjyqtari Marcos de Lima Porta, siç raportohet nga gazeta braziliane O Globo.

Ish-kryetari i Metros së Sao Paulos, një inxhinier dhe një inspektor ndërtimi ishin midis gjashtë personave dhe gjashtë kompanive të urdhëruara për të paguar kompensimin. Një nga punëtorët vdiq në vitin 2018, por gjykatësi vendosi që trashëgimtarët e tij duhet të paguajnë gjobën e tij.

Prokurorët në këtë rast thanë se katastrofa kishte shkaktuar trauma “jashtëzakonisht intensive” në popullatën e São Paulo, qyteti më i ngarkuar i Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat