Ndodhë edhe kjo, në mes të dimrit në Kanada po digjen “zjarret zombi” nën shtresën e borës

Amerika

Ndodhë edhe kjo, në mes të dimrit në Kanada po digjen “zjarret zombi” nën shtresën e borës

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ndodhë edhe kjo, në mes të dimrit në Kanada po digjen “zjarret zombi”

Edhe në mes të dimrit në Kanada, nën borë po del prushi nga zjarret e pyjeve nga viti i kaluar si rezultat i temperaturave të larta, shkruan BBC.

Rabiot ‘dorëzohet’ nga gara për titull: Juventusi duhet të luftojë për vendin e dytë

Të ashtuquajturat “zjarre zombi” po digjen nën shtresa të trasha dëbore me një shpejtësi të paprecedentë, duke shkaktuar frikë se çfarë mund të sjellë vera e ardhshme.

Banorët që gjatë dimrit frekuentojnë autostradën pranë qytetit Fort Nelson në British Columbia mund ta shohin lehtë, por edhe të ndjejnë erën, retë e tymit të bardhë që ngritën në qiell.

Sonja Leverkus, zjarrfikësve nga qyteti i vogël në verilindje të British Columbia gjatë një bisede me BBC-në kujtoi vozitjen gjatë një stuhie të fuqishme të borës.

Ajo pranoi se bora që kishte rënë nuk dukej e bardhë, por kishte marrë ngjyrë të hirtë të përzier me të kaltër për shkak të tymit të ngritur në qiell.

Por çfarë janë “zjarret zombi” që ndryshe njihen edhe si zjarret e dimrit? Bëhet fjalë për prushin që fiket nën shtresat e borës. Ky zjarr ka qëndruar i ndezur në tokë, kryesisht në zona malore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat