‘Rrjedhje kimike’ në një kompani të paketimit të produkteve farmaceutike, 54 punonjës përfundojnë të helmuar në spital

Amerika

‘Rrjedhje kimike’ në një kompani të paketimit të produkteve farmaceutike, 54 punonjës përfundojnë të helmuar në spital

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 09:26
Pensilvani

Të paktën 54 persona u dërguan në spital me simptoma helmimi (të përzier, të vjella, dhimbje koke), pas një incidenti të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme në ndërtesën e një kompanie të specializuar në paketimin e produkteve farmaceutike në Pensilvani, SHBA.

Alarmi ra në ndërtesën e Sharp Packaging Solutions në zonën Mackenzie të Lehigh County pas raportimeve për një “rrjedhje kimike” dhe punonjësit shfaqën simptoma të helmimit.

Sipas raportit të CBS, 54 nga gjithsej 154 punëtorë u dërguan në spital dhe rreth 30 duhej të qëndronin për trajtim. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes nuk janë sqaruar.

Një përfaqësues i kompanisë tha se menaxhmenti po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për të hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat