Trump siguron fitore të madhe në Karolinën e Jugut, mposht rëndë Nikki Haley në shtetin e saj

Amerika

Trump siguron fitore të madhe në Karolinën e Jugut, mposht rëndë Nikki Haley në shtetin e saj

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 06:55
Donald Trump

Ish-presidenti fitoi me një diferencë prej 20 pikësh në shtetin ku Haley ka qenë guvernatore, duke shënuar fitoren e tij të katërt radhazi në garat paraprake.

Trump nuk e përmendi Haley-n në festimet pas fitores, duke u përqendruar në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në nëntor, ku pritet të përballët me pasuesin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se do të përballet me Joe Biden, të cilin e akuzoi për dëmtimin e vendit, duke iu drejtuar mbështetësve me fjalët: "He's destroying our country - and we're going to say 'get out Joe, you're fired'."

Trump gjithashtu theksoi unitetin brenda partisë së tij pas kësaj fitoreje, duke e cilësuar si një shpirt të paparë të bashkimit në Partinë Republikane.

Në anën tjetër, Haley, e cila merrte rreth 40% të votave, premtonte të vazhdonte garën, duke theksuar se ka një pjesë të madhe të votuesve republikanë që kërkojnë një alternativë ndaj Trump dhe Biden.

Image

Fushata e Trumpit e quajti përpjekjen e Haley për të vazhduar si të mbështetur në një iluzion dhe akuzoi atë për mosqëndrim në realitet.

Trump parashikoi se do të grumbullojë mjaftueshëm delegatë për të siguruar nominimin brenda muajit të ardhshëm, ndërsa Haley, edhe pse pa një rrugë të qartë përpara, mbetet në garë falë mbështetjes financiare të donatorëve të mëdhenj.

Haley mbledhi 16.5 milionë dollarë në janar, shifra më e madhe mujore e saj deri më tani, që ishte shumë më tepër se ajo e Trumpit.

Trump, duke folur në një tubim të mbushur pas shpalljes së fitores së tij, u tha mbështetësve se fitoi më herët se sa pritej dhe theksoi se ka ende shumë punë përpara.

Edhe pse Trump ka arsye për të festuar, ai nuk mund të fokusohet plotësisht në zgjedhjet e përgjithshme për shkak të problemeve ligjore dhe gjyqeve që e presin.

Haley, nga ana e saj, ka premtuar të qëndrojë në garë deri të paktën deri në Super Tuesday, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar pavarësisht sfidave.

Trump gjithashtu përballët me sfida financiare, duke u varur në donacione për të mbuluar kostot e larta ligjore, ndërsa Partia Republikane duket e gatshme të mbështesë mbrojtjen e tij ligjore. / BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat