Dy kandidatë për kryetar bashkie vriten brenda pak orësh në Meksikë – vazhdon lufta mes kartelëve të drogës për kontrollimin e territoreve

Amerika

Dy kandidatë për kryetar bashkie vriten brenda pak orësh në Meksikë – vazhdon lufta mes kartelëve të drogës për kontrollimin e territoreve

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 21:12
Dy kandidatë për kryetar bashkie vriten

Dy kandidatë për kryetar bashkie në qytetin meksikan të Maravatio, Michoacan janë vrarë brenda pak orësh nga njëri-tjetri, pasi ekspertët paralajmërojnë se zgjedhjet e 2 qershorit mund të jenë më të dhunshmet në histori të vendit.

Zgjerimi i kontrollit të karteleve të drogës në Meksikë është përshkruar si një kërcënim. Gjatë zgjedhjeve të fundit mbarëkombëtare në vitin 2021, rreth tre duzina kandidatë u vranë, raporton nbcnews.

Prokurorët e shtetit thanë të martën se Armando Perez u qëllua për vdekje në veturë në Maravatio pak para mesnatës. Ai ishte kandidati për kryetar bashkie i partisë “Konservatore të Veprimit Kombëtar”.

Disa orë më parë, zyrtarët e partisë qeverisëse, Morena konfirmuan se kandidati i tyre, Miguel Angel Zavala, u qëllua për vdekje në automjetin e tij.

Shteti perëndimor i Michoacan është goditur rëndë nga luftërat e bandave, me kartelin Jalisco New Generation që lufton për kontrollin e territorit me një bandë lokale e njohur si Viagras.

Michoacan ka numrin e pestë më të lartë të sulmeve ndaj politikanëve dhe zyrtarëve qeveritarë në vitin 2023, pas shtetit Guerrero në jug dhe shtetit Guanajuato në veri. Zacatecas dhe Veracruz gjithashtu patën një numër më të madh sulmesh.

Zgjedhjet parlamentare në Meksikë janë caktuar për 2 qershor të këtij viti ndërsa fushata zgjedhore nis zyrtarisht të premten (1 mars).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat