Moti i ligë godet Kaliforninë dhe Nevadan

Amerika

Moti i ligë godet Kaliforninë dhe Nevadan

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kolonë e gjatë e kamionëve dhe veturave që kanë mbetur të bllokuara në rrugët e Kalifornisë për shkak të sasisë së madhe të borës që ka rënë në këtë rajon të SHBA-ve, është filmuar nga droni.

Një stuhi e madhe bore ka goditur këtë vend për të pestën ditë me radhë, ku në veri të rajonit bora ka arritur trashësinë prej 60 centimetrave.

Në anën tjetër shumë rrugë në Kaliforni dhe Nevada janë mbyllur për shkaqe sigurie, si rezultat i një numri të madh të aksidenteve që janë raportuar.

Madje në disa zona të Nevadas – që janë kryesisht malore, erërat e forta që frynin me shpejtësi prej mbi 300 kilometra në orë, u ka shkaktuar probleme të mëdha ekipeve emergjente që janë në terren.

Moti i ligë ka bërë që mijëra shtëpi dhe biznese në Kaliforni të mbeten pa energji elektrike, kurse autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet, përveç nëse janë shumë të nevojshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat