Gruaja nga Pennsylvania rrëfen tmerrin kur u sulmua nga ariu

Amerika

Gruaja nga Pennsylvania rrëfen tmerrin kur u sulmua nga ariu

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:52
Lee Ann Galante

Një grua nga shtrati i spitalit në Pennsylvania, ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar kur u sulmua nga ariu, shkruan Sky News.

Ajo tha se mendonte se “do të vdesë”, pasi ariu kapërceu rrethojën e oborrit duke e rrëzuar në tokë dhe filloi ta kafshonte në pjesën e pasme të kokës.

Lee Ann Galante mendoi se ariu do t’ia shkulte kokën në sulmin e të martës mbrëma në Butler Township. 55-vjeçarja kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje, kur Galante pa tre arinj.

“E pashë ariun duke kapërcyer rrethojën dhe menjëherë fillova t’i bërtas qenit që të largohet”, tha 55-vjeçarja.

Ajo kujtoi momentin kur ariu e përplasi me fytyrë për betoni dhe mendoi se ariu do t’ia këpusë kokën.

Megjithatë ishte qeni ai që e shpërqendroi ariun, i cili vazhdimisht tentonte t’i vërsulet por pa ndonjë sukses. E kjo e ndihmoi Galante që t’i shpëtojë më të keqes.

Ajo ka mbetur me hundë të thyer, prerje në duar dhe gojë dhe disa gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat