Presidentes së Perusë i bastiset shtëpia, kërkohet për dhjetëra orë Rolex

Amerika

Presidentes së Perusë i bastiset shtëpia, kërkohet për dhjetëra orë Rolex

Më: 30 mars 2024 Në ora: 23:50
Dina Boluarte

Policia në Peru ka bastisur shtëpinë e Presidentes Dina Boluarte si pjesë e një hetimi për korrupsion të quajtur “Rolexgate”.

Autoritetet po kërkonin për më shumë se dhjetëra orësh Rolex që presidentja Boluarte dyshohet se nuk i kishte deklaruar.

Hetimi filloi pasi një raport lajmesh tërhoqi vëmendjen te orët luksoze që ajo mbante në ngjarje publike, që datojnë që kur ajo mori detyrën në dhjetor 2022, raporton BBC.

Qeveria e Perusë e përshkroi bastisjen të shtunën si “joproporcionale dhe jokushtetuese”.

“Zhurma politike që po bëhet është serioze, duke prekur investimet dhe të gjithë vendin”, shkroi kryeministri peruan Gustavo Adrianzen në X.

Kontrollori i qeverisë njoftoi në fillim të këtij muaji se do të shqyrtojë deklaratat e pasurisë së Boluarte nga dy vitet e fundit.

Duke folur javën e kaluar, Boluarte këmbënguli se ajo hyri në qeveri “me duar të pastra” dhe se ajo “do ta linte atë me duar të pastra”.

Ajo tha se Rolex-i i saj ishte një send i vjetër që e kishte blerë me të ardhurat e punës që në moshën 18-vjeçare.

Bastisja herët në mëngjes të shtunën, një operacion i përbashkët midis policisë dhe prokurorisë, u transmetua në kanalin televiziv lokal Latina.

Policia theu derën e rezidencës së presidentes, me sa duket pasi thirrjet e zyrtarëve për të hapur dhe për t’i lejuar ata të kërkonin prova mbetën pa përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat