Avioni bën ulje emergjente në New York për shkak të turbulencave, disa të lënduar

Amerika

Avioni bën ulje emergjente në New York për shkak të turbulencave, disa të lënduar

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një avion nga Tel Avivi i Izraelit bëri një ulje të paplanifikuar në New York për shkak të erërave të forta dhe turbulencave, ku shtatë pasagjerë pësuan lëndime të lehta, thanë autoritetet të premten vonë.

Fluturimi 85 i United Airlines nga Tel Avivi u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të New Yorkut Stewart në vend të Newark të New Jerseyt në orën 18:45 (2245 GMT), tha Autoriteti Limanor i New Yorkut dhe New Jerseyt.

Pasagjerët e lënduar, duke raportuar simptoma si nauzea, sëmundja e udhëtimit dhe parehati në gjoks, janë dërguar në spitalet e afërta për vlerësim, tha Michael Bigg, shefi i operacioneve për Shërbimet Mjekësore të Urgjencës në New Windsor.

Avioni Boeing 787 mbante 319 pasagjerë në kohën e incidentit, shtoi ai. Avioni më vonë rifilloi udhëtimin e tij për në Aeroportin Ndërkombëtar Newark Liberty, tha United Airlines. Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat