Një polic meksikan u vra teksa ndërhynte në linçim

Amerika

Një polic meksikan u vra teksa ndërhynte në linçim

Më: 9 prill 2024 Në ora: 17:59
Foto nga takimi

Një polic ka vdekur në qytetin meksikan Zacatelco pasi u rrah nga banorët e tërbuar për vrasjen e një shoferi taksie.

Oficeri thuhet se ndërhyri kur vendasit sulmuan dy burra të dyshuar për vrasjen e shoferit të taksisë.

Disa policë të tjerë u plagosën gjithashtu nga turma e fqinjëve të zemëruar. Banorët e Zacatelco janë ankuar për krimet që mbeten të pandëshkuara.

Sipas të përditshmes lokale El Sol de Tlaxcala, katër burra u përpoqën të grabisnin makinën e një taksisti të moshuar, duke e vrarë atë kur ai rezistoi.

Vendasit që kishin vëzhguar incidentin u ndoqën dhe kapën dy nga katër të dyshuarit, duke i rrahur në sheshin lokal.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar të dyshuarit, por më pas grupi është kundërvënë ndaj efektivëve, duke sekuestruar dy prej tyre dhe duke i sulmuar.

Njëri u shpëtua nga kolegët e tij dhe po trajtohet për plagë të rënda. Por i dyti, një oficer i policisë së shtetit, u mbajt për disa orë, raportoi gazeta lokale.

Më në fund ai u lirua pasi mbërritën përforcimet e policisë, por më vonë vdiq nga plagët e marra në spital.

Linçimi nuk është i pazakontë në pjesë të Meksikës ku kriminelët shpesh nuk mbahen përgjegjës nga policia.

Tlaxcala, shteti ku ndodhet Zacatelco, regjistroi 23 tentativa midis janarit dhe shtatorit të vitit 2023, sipas shifrave të lëshuara nga OJQ-ja Causa en Común (Shkak i përbashkët). Kjo është shifra më e lartë në Meksikë.

Në tre raste, linçimet në Tlaxcala rezultuan fatale.

Linçimet nuk kufizohen vetëm në Tlaxcala. Muajin e kaluar, një grua e dyshuar për vrasjen e një vajze tetëvjeçare u rrah për vdekje në shtetin Guerrero.

Sondazhet sugjerojnë se krimi i dhunshëm dhe mungesa e sigurisë janë shqetësimet kryesore mes meksikanëve, me zemërimin për numrin e vogël të ndjekjeve penale të suksesshme që nxisin dhunën vigjilente, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat