Ish-aktorja e filmave për të rritur mes dëshmitarëve në gjyqin e parë historik penal ndaj Donald Trump

Amerika

Ish-aktorja e filmave për të rritur mes dëshmitarëve në gjyqin e parë historik penal ndaj Donald Trump

Më: 21 prill 2024 Në ora: 21:54
Donald Trump

Të hënën gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump do të nisë me mbatjen e deklaratave hapëse nga palët, pasuar nga fillimi i dëshmive. Javën e kaluar përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë prej 12 anëtarësh, shtatë burra dhe pesë gra, si dhe 6 personave rezervë për çdo të papritur.

Ish-presidenti akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur arsyet e vërteta sipas prokurorisë, të rimbursimit të ish-avokatit të tij Michael Cohen. Ky i fundit dyshohet se ka paguar aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie që ajo thotë se ka patur me zotin Trump, marrëdhënie që nëse bëhe publike mund t’i dëmtonte zotit Trump fushatën elektorale të vitit 2016. Ish-presidenti e ka mohuar të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Daniels.

Mes dështmitarëve që do të sillen në gjyq do të jetë zonja Daniels, ish-botuesi i tabloid ‘National Enquirer’ David Pecker si dhe ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen. Ky i fundit është dënuar më parë me burng, lidhur me rolin e tij në pagesën e bërë për siguruar heshtjen e ish-aktores Daniels, e për shkelje të tjera përfshirë, atë se ka gënjuar Kongresit.

Kush është kush në gjyqin e parë historik penal ndaj një ish-presidenti amerikan?

I PANDEHURI

DONALD TRUMP – Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati i republikanëve. Biznesmeni i njohur fitoi zgjedhjet presidenciale në 2016, duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ai akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur natyrën e vërtetë të pagesave ndaj zotit Cohen, i cili ndihmoi në fshehjen historive negative rreth tij gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Vetë zoti Trump është deklaruar i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat