Mysafirët helmohen në një dasmë në Meksikë, 80 prej tyre përfundojnë në spital

Amerika

Mysafirët helmohen në një dasmë në Meksikë, 80 prej tyre përfundojnë në spital

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Mysafirët e ftuar në një dasmë në Meksikë filluan të kenë simptoma të ndryshme dhe mundime në trup, ku 80 prej tyre u dërguan në spital për trajtim.

Aranza Rodriguez ishte pjesë e ceremonisë martesore të shtunën mbrëmë në qytetin Cuernavava të Meksikës, por u shtrua në spital si pasojë e helmimit me ushqim.

Rodriguez u tha mediave meksikane se ishte e ftuar e dhëndrit, Fernando, dasma e të cilit filloi në orën 4 të pasdites dhe ku në orën 6 iu servua ushqimi mysafirëve.

Ajo kujton momentin kur kishte arritur në ora 8 në dasmë, dhe kishte vërejtur se shumica e mysafirëve ndiheshin të sëmurë dhe kishin kokëdhembje, dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

E pavarësisht skenave që i pa, Rodriguez nuk hezitoi të porosit ushqimin që e shijoi rreth orës 22:00, kur edhe filluan të arrijnë në vendin e ngjarjes autoambulancat e para. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat