Pompeo i kërkon llogari Kubës për të burgosurit politikë

Amerika

Pompeo i kërkon llogari Kubës për të burgosurit politikë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 18:56
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi llogari Kubës përmes një letre të hapur në lidhje me një listë të burgosurish politikë, duke akuzuar Havnën se ka injoruar të gjitha përpjekjet e mëparshme diplomatike të SHBA-së mbi këtë çështje.

“Më shumë se 100 të burgosur politikë ndodhen në burg”, thotë ai në këtë letër që i drejtohej në 7 dhjetor homologut të tij kuban, Bruno Rodriguez Parrilla dhe që u bë publike të martën nga Deparatamenti amerikan i Shtetit.

Ai kujtoi se gjatë një konference për shtyp në Kubë në vitin 2016 me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, shefi kubanez i shtetit të asaj kohe, Raul Castro, i pyetur mbi të burgosurit politikë, kishte premtuar se do t’i lironte menjëherë nëse do t’i jepej një listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat