Pentagoni inauguron monumentin që i dedikohet intervenimit të NATO-s në Kosovë

Amerika

Pentagoni inauguron monumentin që i dedikohet intervenimit të NATO-s në Kosovë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:35
Në zbulimin e këtij monumenti, ka qenë edhe komandanti i Forcave Ajrore Amerikane, gjenerali Goldfein

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në zbulimin e monumentit që i dedikohet ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë e që është vendosur në ambientet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon.

Bashkë me të në zbulimin e këtij monumenti, ka qenë edhe komandanti i Forcave Ajrore Amerikane, gjenerali Goldfein.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Çitaku në profilin e saj zyrtar në ‘facebook’.

Image

Shënimi i plotë:

E nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, ne ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Milosheviqit.

Me 2 Maj të vitit 1999 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat