New York- u për festimin e Vitit të Ri në Sheshin Times Square

Amerika

New York- u për festimin e Vitit të Ri në Sheshin Times Square

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 31 dhjetor 2019 Në ora: 21:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

New York City: Ndrrimi i viteve në New York, është një festë ikonike e Sheshit të famshëm Times Square në pritje të Vitit të Ri një traditë e Nju Jorkut, dhe një fenomen global.

Një parashikim i policisë NYPD, thotë se pritet një masë e madhe njerëzish - prej një milion që falë kësaj mbrëmje kaq të butë – një “mbrëmje pranverore’ në mes të dimrit që do të mblidhen në sheshin i rrethuar prej ekraneve gjigande të dritave LED për të dëshmuar një nga ngjarjet më të bukura të NYC për festimin e Vitit të Ri 2020.

Ndërsa 2019 po mbaron, janë edhe disa orë, përgatitjet përfundimtare janë duke u zhvilluar për festimin e Vitit të Ri në Sheshin Times Square.

Rënia e topit - topi i famshëm Waterford Crystal këtë vit 2020 është gati për shënuar Vitin e ri.

Qindra mijëra spektatorë në Times Square, do të jenë në shesh për të pare nga afër dhe për të shënuar në një vend të rreshtit të parë, apo të radhëve që duken të pafund dhe afërsisht një miliardë njerëz pritet të shikojnë nëpër botë, ndrrimin e viteve dhe përcjellur urimin me të gjithë të dashurit, miqt e shokët Gëzuar Vitin e Ri.

"Bëni numërimin e sekondave të fundit, puthni të dashurit tuaj, që keni për rreth, troksini një gotë verë apo një shampanjë,"dhe do të bëheni pjesë e këtij gëzimi të madh në të gjithë globin, duke shënuar Vitin e Ri – Gëzuar 2020.

Të gjitha televizionet më të mëdha në Amerikë, kanë zbarkuar në New York City – Sheshin Times Square dhe trasmetojnë live çdo moment.

"Kemi ardhur nga Danimarka - 9 orë udhëtim- dje. Tani, ne jemi këtu në radhë, të pare të festojmë në Times Square Vitin e ri," I tha Emily Sloth NY1.

Ajo që qyhet magjia e kësaj feste në Times Square është topi në majën e një ndërtese shumë të lar në qender me më shumë se 32,000 llamba LED me efikasitet energjetik.

Topi është 12 metra në diametër dhe peshon pothuajse 12,000 paund. Ajo përmban një palat më shumë se 16 milion ngjyra dhe miliarda modele të stilit kaleidoskop.

Gjatë festimit do të hidhen në ajër një ton konfetite letra alumini edhe ilumishente te prera. Vitin e kaluar, departamenti i pastertisë së qytetit tha se pastroi rreth 65 tonë mbeturina.

Moti i butë i sotëm do të thotë që edhe më shumë spektatorë pritet të marrin pjesë sesa vitet e kaluara.

NYPD tha që oficerët e saj janë të përgatitur.

"Mijëra policë janë vendosur në metro dhe rrugë, ekipe të uniformave blu të armëve të rënda nga njësia e shërbimit të urgjencës, komandat e reagimit në raste kritike, dhe grupi i reagimit strategjik. Policë e agjentë të NYPD të trajnuar për të zbuluar praninë e materialit eksploziv gjithashtu do të jenë atje, "tha Shefi i Departamentit të Policisë Terence Monahan.

Policia ka marrë nën kontroll me masa të larta sigurie të gjitha sheshet e rrugët e qyteti, metrot, stacionet e autobusave, aeroportet, stacionet e trenave, qendra publike.

"Ne do të vendosim shumë asete të luftës kundër terrorizmit, siç kemi bërë edhe në vitet e kaluara, duke përfshirë ekipe eksplozive të zbulimit, qenët nuhatë, dhe dedektor, ekipe për zbulimin e rrezatimit, ekipe të përgjigjes së skuadrave të bombave, ekipe zbulimi dhe ndërhyrjes së shpejt, së bashku me partnerët tanë - FBI -ICE, dhe ekipe të rendit , oficerë të uniformave blu, dhe dedektivë.Aanijet e policisë kundër terrorizmit do të patrullojnë lumenjtë Hudson, dhe East River, në lindje dhe perëndim, me afërsisht 175 automjete ludruese, "tha Ndihmës Shefi i NYPD, Martine Materasso.

Njerëzit do të duhet të kalojnë nëpër postblloqe kontrollimi, dhe në dedektor çdo person me çanta shpine, çanta të mëdha, çadra, karrige të palosshme, pije alkoolike, dhe drone nuk lejohen.

Tema e këtij viti është dhurata e vullnetit të mirë.

"Ky top i kristalt - 2020 ka simbolin e ananasit mbi të, që është natyrisht simbol i mikpritjes dhe është një mënyrë për të thënë se të gjithë kemi vullnet të mirë ndaj njëri-tjetrit, gjë që ne të gjithë kemi nevojë", tha Presidenti Times Square Alliance dhe udhëheqësi I festimeve të Vitit të Ri, në Times Square, zoti Tim Tompkins.

Organizatorët thonë se rënia e topit këtë vit ka për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike. Dy mësues të shkencave të shkollave publike të Nju Jorkut janë zgjedhur për të shtypur butonin që ul topin në countdown e 62-të, në sheshin e famshëm Times Square.

Gëzuar Vitin e ri 2020!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat