Një falenderim shqiptar për Ambasadoren Nikki Haley - Bota Sot
Një falenderim shqiptar për Ambasadoren Nikki Haley

Amerika

Një falenderim shqiptar për Ambasadoren Nikki Haley

Nga: Beqir Sina - New York Më: 20 tetor 2018 Në ora: 07:16
Në Darkën e famshme Vjetore “Al Smith”, ne New York, Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj u përshëndetën dhe bënë fotografi me ambasadoren dhe bashkëshortin e saj shqiptaro-amerikan, Michael Haley

Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ishte e nderuara e radhës në Darkën e Përvitshme të Al Smithit, që organizohet në New York nga Arkdioqeza Katolike.

Darkat Vjetore Alfred E Smith, në New York, kanë fituar kaq shumë emër, saqë prej vitit 1960, dy kandidatët kryesorë për zgjedhje presidenciale ,arrin pjesë të dy në darkën e radhës. Në 2016, si Donald Trump ashtu edhe Hillary Clinton morën pjesë dhe folën në këtë darkë, të ulur afër njëri-tjetrit, me Kardinalin Timothy Dylan në mes.

Disa vëzhgues e shohin republikanen Nikki Haley, ish-guvernatorja e parë grua e Karolinës së Jugut dhe figurë e shquar e komunitetit indiano-amerikan, si një kandidate të fortë të ardhshme për Presidente të Shteteve të Bashkuara.

Me gjithë spekullimet pas dorëheqjes së bujshme nga posti i ambasadores në OKB, Haley ka mohuar se ka ndër mend të kandidojë, duke nënvizuar se në 2020 do të mbështesë rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump.

Fjalimi i saj në mbrëmjen Al Smith ishte e mbushur me humorin që karakterizon zakonisht këto fjalime po edhe me thirrje për një rikthim në retorikën civile dhe hedhjen poshtë të ekstremizmit në politikën amerikane.

Në sallën e famshme të ballos, në Hotelin Hilton, ndodheshin edhe disa shqiptaro-amerikanë.

Mes tyre, çifti i veprimtarëve, Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj u takuan, shkëmbyen fjalë dhe bënë fotografi së bashku me Ambasadoren Nikki Haley dhe bashkëshortin e saj, Michael.

Si e ka zbuluar vetë ambasadorja, gjatë një pritjeje të Konsullatës së Kosovës, në New York, Michael Haley është shqiptaro-amerikan, nip emigrantësh nga Shqipëria.

Të nesërmen, në rrjetet sociale, Harry Bajraktari postoi fotografitë që shoqërojnë këtë shkrim dhe u shpreh se pati rastin ta përgëzonte Ambasadoren Haley për punën e saj si Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në OKB dhe për ndihmën e veçantë që ka dhënë për çështjen e Kosovës.

Akti i saj i fundit, si ambasadore përpara se të jepte dorëheqjen ishte kërkesa që OKB t’i japë fund UNMIK-ut, si një mision të cilit i ka skaduar me kohë afati tani që Kosova është e pavarur, me paqe të garantuar nga NATO, me një status përfundimtar e të pakthyeshëm.

Ajo argumentoi se bota është e mbushur me konflikte të hapura dhe OKB nuk k apse shpenzon më kot, në këtë vend ku konflikti është mbyllur.
Ambasadorja Haley gjithashtu ka refuzuar të mbajë seancën tremujore për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, kundër dëshirës së Serbisë, Rusisë e Kinës që duan ta mbajnë të hapur debatin për republikën e re në Europë.

Presidenti Trump nuk e ka vendosur ende se kush do ta zëvendësojë Ambasadoren Haley. Kushdo që të zgjidhet, sipas ligjit, do të duhet të marrë miratimin e Senatit Amerikan. (Ruben Avxhiu)

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...