Normat etike (në shtypin mediatik, radio, televizion dhe publikimet online)!

Analiza

Normat etike (në shtypin mediatik, radio, televizion dhe publikimet online)!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Kush mban përgjegjësinë për respektimin e normave etike në shtypin mediatik, radio, tv dhe publikime online gjatë publikimit të informatës? 

A vlejnë normst etike në të gjitha proceset gazetareske, duke filluar nga mbledhja e informatës dhe deri te prezantimi i materialit në fjalë?

Është punë e tyre të kujdesen për detyrat e rëndësishme që kanë në informimin e drejtë, debatin e shëndoshë, kritikat sociale me përgjegjësi të veçanta për të siguruar edhe pikëpamje ndryshe.

Vetëm kështu mbrohet liria  e shprehjes, liria e shtypit dhe parimi i  publicitetit duke mos u dorëzua përpara cilit do presoin që dëshiron të parandalojë debatin e hapur, shpërndarjen e lirë të informacionit dhe qasjen e lirë në burim të informatës për përhapjen e lirë dhe të drejtë të lajmit në fjalë.

Prandaj edhe është e drejtë e shtypit dhe mediumeve të informojnë për ato që ndodhin në shtet dhe shoqëri, të përkrahin dhe të zbululojnë rrethana të kundërshtueshme.

Mediumet janë pararojë për individin shoqërinë dhe grupet nga abuzimi ose neglizhenca e autoriteteve, institucionet publike dhe ndërmarrjet private.

Përgjegjësia e redaktorit përgjegjës  për përmbajtjen e medias, përmbajtjen editoriale, financimin, prezantimin dhe publikimin është çështja. Ai vepton lirishëm dhe në mënyrë të pavarur ndaj personave ose grupeve të cilët, për arsye ideologjike dhe financiare ushtrojnë ndikim në përmbajtjen editoriale. Me fjalë tjera, redaktori dhe personi përgjegjës është i obliguar të mbrojë frytet e gazetarisë së lirë dhe të pavarur, integritetin, besueshmërinë dhe njëherit të shmanget nga rolet, pozicionet, detyrat dhe lidhjet e dyfishta që mund të krijojnë konflikte interesi dhe mjegullnajë spekulimesh perceptuese për publikun.

Si duket, në këto shtetet tona, por edhe në viset tjera të shqiptarisë ndodhë kjo “hata” me ndonjërën nga redaksitë dhe mediumet të cilat përfitojë nga pozicioni i tyre për të marrë përfitime private, para, mallra dhe shërbime të cilat perceptohen si kompensim për shërbime editoriale, por që në të vërtetë e bëjnë punën e djallit me brina!

Cili do udhëheqës, apo redaktor i mediumit që njehë normat etike të gazetarisë nuk mund të urdhërohet të bëjë diçka të tillë dhe njëherit të ngatërron përmbajtjen komerciale me prezantimin gazetaresk të mediumit.

Në shtetet tona, duket se kemi edhe burime të jashtme financimi për veprimtaritë mediatike, gazeta tv dhe portale të ndryshme, të cilat edhe helmojnë publikun me dyshime për besueshmërinë!  Është përgjegjësi e shtetit të kërkojë transparencë publike për mënyrën se si financohen  të gjitha ato mediume të dyshimta.

Mbrojtja e burimit të informatës nga mediat është parim themelor në shoqëritë e lira dhe parakusht i mediumit ose shtypit për të qenë në gjendje me përmbushë misionin social me qasje të sigurta në informacionin thelbësor. Kemi mediume tona të cilat nguten shpeshëherë dhe deklarojnë emrin e burimit të informatës pa u dakordua me burimin që u është dhënë në fshehtësi.

Në respekt të kësaj dhe pavarësisë së shtypit që ka për detyrë të nxjerrë kuptimin e asaj që përdoret nga deklaratat e të intervistuarit, por pa të drejtë publikimi në tërësi.

Pa një autoritet redaktues nuk mund të ndërhyjë askush në redaktimin dhe prezantimin e materialit editorial.

Shpesh herë ndodhë të abuzohet me ndjenjat e njerëzve të tjerë falë mungesës së përvojës mediatike, injorancës dhe paragjykimit dështues, duke harruar njerëzit në tronditje ose pikëllim që janë më të prekshëm se të tjerët. Kamera/mikrofoni i fshehur ose identiteti i rremë është parakusht dhe e vetmja mundësi për të zbuluar diçka me rëndësi të madhe shtetërore dhe shoqërore.

Por sa kuptohet se çfarë është informacion faktik dhe çfarë është koment? 

A kemi respekt të veçantinë për identitetin e njerëzve, privatësinë, përkatësinë etnike, kombësinë dhe pikëpamjen për jetën. A kemi kujdesë kur përdorim terma që mund të duken stigmatizues?

Pse shumë herë nënvizohen çështje të pa rëndësishme personale dhe private?

Shpeshherë, titujt e artikujve janë një lloj bombe, kurse mbrendia e tekstit nuk mbulohet fare me titullin!

Është praktikë e mirë e shtypit të deklarohet burimi informacionit kur informacioni merret nga media të tjera. Një ndër problemet madhore për të keq është paragjykimi në rastet e veprave penale dhe raportimet paraprake për gjyqësorin në rolin e prokurorit! Mediumet dhe personat privat shpeshëherë e bëjnë të ligjshëm fajin për një të dyshuar,  duke e vendosë të akuzuarin në një aktgjykim të formës së prerë. Pse mediumet dhe shtypi nuk e kan durimin të i referohen një vendimi ligjërisht të detyrueshëm por përflasin paraprakisht?

Pse nuk merret  parasysh ndikimi te viktimat, të afërmit, kur përfolet edhe për ndonjë aksident, vepër penale ose fatalitet?

Një tjetër mëkat bëhet edhe atëherë kur identifikohet një person i vdekur ose i zhdukur nëpër mediume pa u njoftuar të afërmit nga një mungesë konsiderate për njerëzit në pikëllim ose çekuilibër. Vërtetë shkruhet por edhe diskutohet për raste të rënda familjare, por kushimisht me një prezantim i matur, me një konsideratë për familjarët dhe ata që preken drejtpërdrejt në fazën e hershme të hetimit.

Edhe ndërhyrjet pa kompetencë nga mediumet dhe personat privat në rastet penale kur janë në këtë fazë të hershme të hetimit, vetëm sa dëmtojnë gjetjen e të vërtetës. Sa jemi të kujdesshëm kur përdorim këto imazhe në një kontekst të ndryshëm nga ai origjinal? 

Dihet se redaktorët e mediumeve kanë një përgjegjësi të pavarur për të hequr sa më shpejt të jetë e mundur postimet që shkelin mbi normat etike të informimit!  Fjalët dhe imazhet janë armë të fuqishme, mos abuzoni me këto armë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat