Dallimi midis fesë dhe politikës, nga Marius Timmann Mjaaland!

Analiza

Dallimi midis fesë dhe politikës, nga Marius Timmann Mjaaland!

Nga: Marius Timmann Mjaaland Më: 21 prill 2024 Në ora: 19:53
Këtu nga dasma e Princit të Kurorës Haakon dhe Princeshës së Kurorës Mette-Marit. Foto: NTB Scanpix/Ørn E. Borgen

Me ndarjen formale midis shtetit dhe kishës në vitin 2012, shoqëria laike norvegjeze është bërë më e pavarur nga institucionet fetare, por në të njëjtën kohë shohim se hapësira publike karakterizohet më shumë nga feja sesa që ishte për një kohë të gjatë, shkruan Marius Timmann Mjaaland. 

-Përzierja e politikës dhe fesë mund të duket e pashmangshme në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme. Pra, feja përdoret për të legjitimuar veprimet politike, dhe anasjelltas! 

(“Njëjtë kan vepruar dhe ende mundohen të veprojnë serbosllavët ndaj kombit shqiptar që ishte jashtë Shqipërisë Etnike! Veprimet  e Serbisë së vjetër u trashëguan me politikën e Millosheviqit. Këta bashkarisht në një rreth me kishën ortodokse, akademinë dhe politikën përherë tërhoqën argumente kombëtare-fetare si modele shpjeguese për të justifikue veprimet politike dhe ushtarake”)!

Megjithatë është thelbësore në çdo rast të përpiqemi të kuptojmë, se kur jemi duke folur për politikën dhe kur jemi duke folur për fenë. Një përzierje e pakualifikuar mund të përdoret në mënyrë demagogjike dhe të krijojë stereotipe paragjykimesh të një urrejtje morbide!

Fatkeqësisht edhe sot dikush mundohet të fsheh faktet dhe përzien politikën me fenë në një mënyrë të tillë që njeriu edhe mund të besojë se konfliktet në Lindjen e Mesme janë kryesisht fetare.

( “E njëjta fshehje e fakteve reale, për robërim dhe dominim ndaj territoreve me pasuri tokësore dhe detare, u ngjyros si konflikt fetar për të çfaros dhe për të shpërngulë shqiptarët nga Ballkani. Serbosllavia portretoj dëshirën e hegjemonisë si një luftë fetare dhe fatëkeqësish kjo “dëshirë” u përceptue ndër shekuj edhe nëpër tavolinat e Europës dhe më gjërë”)! 

Sot, të mundohesh të kthejsh konfliktin politik në një konflikt fetar do të thotë të errësosh kushtet aktuale, pavarësisht se cilit i ngarkon fajin; Judaizmit, Islamit apo Krishterimit.

Roli i feve është të luten për paqe dhe të kërkojnë autokritikë dhe dialog me njëra-tjetrën, në mënyrë që kontradiktat fetare të mos keqpërdoren për të krijuar urrejtje dhe nënshtrim. 

(“Të kthehemi te roli i fesë ortokse serbosllave në Ballkan që është i barabartë me gjenocidin e forcave ushtarake, paraushtarake dhe policore në Bosnje, (Srebrenicë) por edhe në tanë Kosovën e viteve të luftës së fundit. Këta qiellor të krimit edhe sot mundohen të varrosin të gjitha krimet makabre, thuaja se n’a qenkan vdekje në shtrat”)!

Dallueshmëria midis një shoqërie laike dhe një politike laike është absolutisht thelbësore për të kuptuar marrëdhënien midis fesë dhe politikës në Evropën e sotme.

Sociologë të fesë si José Casanova dhe Hans Joas theksojnë se sekularizmi evropian si një traditë historike politike dhe ideologjike, (veçanërisht në Francë) dhe vende ish-komuniste si RDGJ, janë përpjekur të shtypin, përjashtojnë  ose rregullojë fuqishëm shprehjet fetare në publik dhe mjedis.

Në të kundërtën, shoqëria laike është një term për dallimin midis institucioneve fetare dhe shtetërore dhe ky dallim  u zhvillua historikisht gjatë shekullit të 20-të, me një diferencim në rritje.

Në Norvegji me ndarjen formale midis shtetit dhe kishës në vitin 2012, shoqëria laike norvegjeze është bërë më e pavarur nga institucionet fetare, por në të njëjtën kohë shohim se mjediset publike karakterizohet më shumë nga feja sesa që ishin më përpara.

Vitet e fundit, shumë studiues kanë arritur në përfundimin se hipoteza e vjetër e laicizimit ka vdekur!

Feja nuk ka gjasa të zhduket nëse shoqëria bëhet më "moderne", por ajo do të ndryshojë dhe do të marrë forma të reja kolektive dhe individuale. 

Shumë grupe fetare vlerësojnë një dallim të qartë midis shoqërisë laike dhe asaj fetare edhe pse kisha siç dihet, ka qenë një shtytës shumë më i madh i shkëputjes nga shteti sesa shteti i cili ka kërkuar prej kohësh të ruajë kontrollin.

Sot kemi dy mënyra për të shkuar përpara në shoqërinë tonë norvegjeze;  Për të hapur shoqërinë ndaj shprehjeve dhe justifikimeve të ndryshme fetare, atë që mund ta quajmë pluralitet i vërtetë në një shoqëri laike "të hapur ndaj feve", ose laike që përpiqet të kontrollojë dhe rregullojë shprehjet fetare.

Kjo e fundit është shpesh pasojë e frikës dhe rezulton në intolerancë. Në situatën e sotme, atëherë kur frika ndaj fesë po rritet në Evropë, për mendimin tim do të ishte shkatërruese. Por kjo është e mundur të diskutohet në mënyrë konstruktive pa karakterizime nënçmuese dhe të pasakta.

Politika, nga ana tjetër, merr tipare autoritare kur drejtohet kryesisht sipas parimeve laike - për fat të mirë kjo nuk ka vend në Norvegji, tani e sa kohë. Një shoqëri laike e hapur ndaj fesë priret të ketë tolerancë më të madhe ndaj traditave dhe shprehjeve të ndryshme fetare sesa një dëshirë laike për kontroll dhe përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat