Atletët fillojnë përgatitjet me ambicie të mëdha

Atletika

Atletët fillojnë përgatitjet me ambicie të mëdha

Nga: K. G. Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:33
Atletët fillojnë përgatitjet me ambicie të mëdha

Atletët e atletet më të mira të Kosovës fillojnë përgatitjet për edicionin e ri dhe me ambicie të mëdha. Ata shpresojmë se viti 2019 do të jetë më i bereqetshëm se ai paraprak dhe në disa disiplina synojnë të përmirësohen edhe kohën. “Kanë filluar përgatitjet e atletëve në ngritje të aftësive fizike. Në këto përgatitje që kanë filluar të mbahen në këtë vit janë duke marr pjesë 50 atlet dhe trajnerët e kombëtares.

Federata Atletike e Kosovës ka si vizion që në vitin 2019 të krijoj kushte për ngritjen e përformancës së atletëve në rezultate të nivelit ndërkombëtarë kryesisht në disiplinat e dëshmuara dhe ngritja e përformancës në disiplina tjera, ndërkaq kemi si mision ‘krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të përformancës së lartë të atletëve’. Ngritja e përformancës së atletëve do të jetë punë e vazhdueshme me të cilën jemi duke u marr seriozisht me të gjitha kapacitetet tona.

Qëllimi yni gjatë vitit 2019 pa ashtu dhe gjatë viteve të ardhshme do të jetë rritja e numrit të atletëve elitar si dhe masat që duhet ndërmarrë për të zhvilluar edhe më tej përformancën e tyre. Jemi duke krijuar kushte profesionale për përparimin e atletëve në rezultat që gjatë viteve të na përfaqësojnë denjësisht në garat ndërkombëtare.

Përveçse që kemi hartuar një program për atletët elitar Federata Atletike ka edhe planin strategjik edhe për organizimin e kampeve për të rinj ku duhet të jetë një vazhdimësi e praktikumit në vitet e ardhshme, por me një program të mirëfilltë. Kampet stërvitore kanë rëndësi të shumëfishtë për atletët e rinj. Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatin në këtë sport është i madh. Në vitet në vijim organizimi i kampeve duhet të bëhet duke pasur parasysh numrin e pjesëmarrësve, numrin e kampeve të organizuara gjatë një viti, programin në kamp etj.”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat