Kur aparati i Shpend Ahmetit e zë keq Ramush Haradinajn - Bota Sot
Kur aparati i Shpend Ahmetit e zë keq Ramush Haradinajn

Atletika

Kur aparati i Shpend Ahmetit e zë keq Ramush Haradinajn

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:51
Kur aparati i Shpend Ahmetit e zë keq Ramush Haradinajn

Merakli i vrapimit! Këtë e ka dëshmuar edhe të dielën që e lamë pas kryeministri Ramush Haradinaj. Ai mori pjesë në Gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2019” në atletikë. Ramushi vrapoi 21 kilometra, nga Teatri Kombëtar, Fushë Kosovë, Kastriot dhe Prishtinë! 
Edhe një herë tregoi se është në frymën sportive bile e kishte veshur edhe fanellën e Xherdan Shaqirit me numër 23. Fanellën e Liverpoolit! 

Image

Si për çudi, si për inati edhe objektivi i aparatit Shpend Ahmeti e zuri në pozicion të keq apo siç thuhet në pozicionin mat: Ramushi symbyllur nga ngarkesa, duke i dhënë me dy duart e tija, por të lë përshtypje sikurse ka dhimbje stomaku! Kështu duken duart e tij drejtuar stomakut.  

Image

Shpend Ahmeti

Jo dhimbje stomaku, por Ramushi ishte në vrap për të arritur në cak. Pothuajse i jepte gaz vetes aq sa mundej për të arritur në cak, por Shpend Ahmeti, jo kryetari i Komunës së Prishtinës, por fotoreporteri sportiv, vendosi ta fotografoi dhe foto i del që as vet Shpendi nuk e kishte menduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...