Me rekord të ri atletika

Atletika

Me rekord të ri atletika

Nga: K. G. Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:00
Me rekord të ri atletika

Federata Atletike e Kosovës bëri të ditur se atleti i saj, Musa Hajdari, ka shënuar rekord të ri. “Atletika e Kosovës me një rekord të ri në disiplinën 1000 metra për seniorë.  Atleti i Kosovës Musa Hajdari vuri rekord të ri në disiplinën 1000 m. me rezultat 2:21.68 në garën që u mbajt në Shkup rekordin paraprak e mbante vet ai.
Rezultate të mira treguan edhe atletët tjerë që morën pjesë Valentin Sadiku i cili doli i dyti në disiplinën 1000 m. 2:31.21. Çlirim Hyseni doli i treti në disiplinën 1000m 2:31.85. Gent Kaja doli i katërti në disiplinën 1000 metra me 2:34.92 metra dhe Leon Thaqi në disiplinën 300 me arriti një rezultat të mirë 37.13”, bëhet e ditur nga FAK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat