Ramadani fiton medaljen e artë në Turqi

Atletika

Ramadani fiton medaljen e artë në Turqi

Nga: K. G. Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:06
Ramadani fiton medaljen e artë në Turqi

Atleti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, befason të gjithë, duke fituar medaljen e artë në Stamboll të Turqisë. “Medalje e artë për Ramadanin në Kampionatin Ballkanik U18.

Ai rrëmben medaljen e artë në hedhjen e gjyles me rezultat 19.31 metra.

Në realitet, ai ishte i pa konkurrencë në Kampionatin Ballkanik U18”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, e përgëzon atletin për suksesin e madh, duke thënë se është një rezultat shumë i mirë për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat