Në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Baku 2019 të Azerbaxhijanit atletja Djellza Selaci në kuadër të garave në atletikë në discipline 400 metra arriti rezultatit e saj më të mire personal me kohë 58.57s duke qenë rezultati më i mirë në sezon në displinën 400m, duke dëshmuar edhe njëherë paraqitjen e saj të mire ani pse nuk ja doli të kualifikohet në gjysëm finale.
"Për garuesen tone Djellza Selaci, pjesëmarrja në këto lojëra ishte një provojë e mire duke pasur parasysh faktin e nivelit të lartë të këtij evinimentit.
Federata Atletike e Kosovës, pret nga atletët tjerë pjesëmarrës të kenë paraqitje sa më denjitoze po ashtu presim edhe rezultate më kulmore.
Federata Atletike e Kosovës ju dëshiron të gjithë garuesëve suksese në paraqitjen e tyre gjatë Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj", thuhet nga FAK-u.