Japonia insiston se do të zhvillohen, atletët fillojnë bojkotin - Bota Sot
Japonia insiston se do të zhvillohen, atletët fillojnë bojkotin

Atletika

Japonia insiston se do të zhvillohen, atletët fillojnë bojkotin

Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:13
Japonia insiston se do të zhvillohen, atletët fillojnë bojkotin

Lojërat Olimpike 2020, të planifkuara të mbahen në Tokio, duket se nuk do të shkojnë sipas planit.

Pandemia Covid19 ka bërë që të shtyhen shumë evenimente sportive, përfshirë Euro 2020, pasi grumbullimet e mëdha nuk preferohen. Parandalimi i përhapjes së virusit bëhet pikërisht duke shmangur kontaktet.

Por, përkundër kësaj, Komiteti Internacional Olimpik dhe qeveria japoneze, nuk kanë vendosur akoma të shtyjnë Lojërat Olimpike, madje as nuk po mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Zëra kundërshtues ka pasur mjaftueshëm, sidomos nga Brazili, Norvegjia e Gjermania.

Madje, së fundmi, atletët gjerman kanë filluar edhe të mbledhin vota, për të bojkotuar Olimpiadën e Tokios.

Presidenti i ASociacionit të Atletëve Gjerman, Fencer Max Hartung, për ‘ZDF’ ka thënë: "Unë kam marrë një vendim për vete. Unë nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike këtë verë".

Mbetet të shihet se sa të tjerë do t’i bashkohen kësaj nisme. Lojërat Olimpike po rrezikohen seriozisht..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat