Me flamurin shqiptar mbi shpinë, rusi fiton medalje!

Atletika

Me flamurin shqiptar mbi shpinë, rusi fiton medalje!

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Me flamurin shqiptar mbi shpinë, rusi fiton medalje!

Viti 2020 do të mbahet mend si një viti i triumfit të madh në sportin e gjimnastikës për Shqipërinë.

Me flamurin shqiptar mbi shpinë, rusi Matvey Petrov, i cili zotëron një pasaportë shqiptare prej disa vitesh, arriti të fitonte medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës që u zhvillua në Turqi.

Petrov, i mbështetur fuqishëm edhe nga trajneri i tij, shqiptari Alon Hasa, arriti të triumfonte në disiplinën e kaluçit me doreza ku zuri vendin e parë.

Pas këtij suksesi synimet e Petrov për 2021-in janë të fitojë medalje në Botërorin e Gjimnastikës dhe të shkojë sa më larg në Olimpiadën e Tokios verën e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat