Vendosi rekord të ri botëror

Atletika

Vendosi rekord të ri botëror

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:00
Vendosi rekord të ri botëror

Atleti norvegjez Karsten Warholm vendosi rekord të ri botëror në garën e 400 metrave me pengesa, gjatë etapës së Ligës së Diamantit të zhvilluar në Oslo (Norvegji).

Ai dha kohën 46”70, duke përmirësuar kohën e mëparshme 46”78, që ishte vendosur në Lojërat Olimpike të vitit 1992, në Barcelonë.

Warholm u mbështet në këtë garë nga publiku vendës, që gjatë gjithë kohës brohoriste dhe inkurajonte atletin. Një paraqitje e mirë e atletit norvegjez, që është kandidat për medaljen e artë edhe në Olimpiadën që nis pas 3 javësh.

I dyti në këtë garë u rendit braziliani Alison dos Santos dhe i treti turku Yasmani Copello.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat