Ramadani para sprovës, Sylejmani shpreson në rezultate të lakmueshme 

Atletika

Ramadani para sprovës, Sylejmani shpreson në rezultate të lakmueshme 

Nga: K.G. Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:33
Ramadani para sprovës, Sylejmani shpreson në rezultate të lakmueshme 

Atletika synon të vazhdojë me rezultate të mira në rrafshin ndërkombëtar.  

Atleti Muhamet Ramadani po synon që t’i tregojë cilësitë e tija.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, beson e shpreson se Ramadani do të shënojë rezultate të lakmueshme.    

“Atleti Muhamet Ramdani i kualifikuar me normën do e përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Evropian për mosha U20 që do mbahet në Tallinn të Estonisë prej 15 deri më 18 Korrik. 

Muhamet Ramadoni do paraqitet në disiplinën hedhje të Gjyles si kampion i Ballkanit dhe presim që edhe në këtë kampionat të vazhdoj me performancë të mirë.

së bashku me atletin kanë udhëtuar trajneri i atletit Shaban Ramadani edhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani”, njofton Federata e Atletikës e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat