Atleti pezullohet 9 muaj për doping

Atletika

Atleti pezullohet 9 muaj për doping

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:44
Atleti pezullohet 9 muaj për doping

Atleti zviceran Kariem Hussein është pezulluar me 9 muaj për doping. Ish-kampioni i Europës në garën e 400 metrave me pengesa ka dalë pozitiv me stimulus më herët këtë muaj.

Pavarësisht kësaj, ai ishte lënë në pritje dhe ishte regjistruar në garat eliminatore të kësaj baterie, ku synonte medalje. Gjithsesi, sot ka ardhur vendimi i pezullimit të tij me 9 muaj nga të gjitha eventet, duke humbur edhe Olimpiadën.

Atleti 32-vjeçar ndodhet ende në vendlindjen e tij dhe pritej të mbërrinte në Tokio gjatë fundjavës, për t’u përgatitur. Vendimi për ta pezulluar me 9 muaj është marrë nga komisioni i disiplinës pranë Komitetit Olimpik Zviceran.

“Ëndrra ime olimpike mori fund. Jam pezulluar 9 muaj për doping”, konfirmoi vetë atleti Kareim Hussein në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat