Muhamet Ramadanit, i takon kurora e më të mirit për vitin 2021

Atletika

Muhamet Ramadanit, i takon kurora e më të mirit për vitin 2021

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:35
Muhamet Ramadanit pranon çmimin nga Halil Sylejmani, president i FAK-ut

Muhamet Ramadani është shpallur atleti më i mirë për vitin 2021.

Ramadani ka shënuar super rezultat në vitin 2021, kampion i Evropës U-20 në hedhjen e gjyles. 

Federata e Atletikës së Kosovës, nuk kishte punë të vështirë për të zgjedhur më të mirin duke pasur parasysh suksesin e madh të këtij talenti nga Mitrovica. 

Ramadani tuboi 4622 pikë, ndërsa ndër tre më të mirët janë edhe Musa Hajdari me 4596 pikë e Astrit Kryeziu me  4194 pikë.

Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, e vlerësoi si vit shumë të mirë, me synime se viti 2022 të jetë edhe më i mirë.

Ceremonia për shpalljen e më të mirëve u mbajt në sallën e kuqe të Pallatit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat