Malisheva shembull për shumë ekipe! Mazreku: Ne jemi superfuqi e atletikës së Kosovës

Atletika

Malisheva shembull për shumë ekipe! Mazreku: Ne jemi superfuqi e atletikës së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2022 Në ora: 13:52
Malisheva shembull për shumë ekipe!

Klubi i atletikës Malisheva, ka shënuar rezultate të jashtëzakonshëm në Kupën e Kosovës në konkurrencën e juniorëve.

Malisheva është fitues i Kupës. 

Një sukses i madh për atletët e këtij klubit, që po tregojnë formë të jashtëzakonshme në edicionin e sivjetshëm.

Image

Kryetrajneri i Malishevës, Adrian Mazreku, tha se kanë atletë të nivelit ndërkombëtar, ky është edhe treguesi më i mirë për sukseset që po shënojmë. 

“E veçanta nga ekipet tjera është sepse ne kemi atlet të nivelit ndërkombëtar ku nga muaj qershor e tutje do të marrim pjesë në dy Kamponatet Evropiane dhe dy Ballkanike. E kemi shtegun e atletikës në Malishevë dhe mbi të gjitha mundohemi të bëjmë punë profesionale”, thotë Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

 A shpresoni se brenda një kohe të shkurtër Malisheva do të shndërrohet në fuqi të atletikës në vendin tonë?

“Ne jemi superfuqi e atletikës së Kosovës për U - 20 në disa disiplina por në dy vitet e ardhshme do dominojmë edhe tek seniorët me rezultate ani pse ka shumë gara vendore dhe rajonale që fitojmë edhe tek seniorët”, shpreh optimizmin Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat