Cilat janë synimet e Odeta Belegut?

Atletika

Cilat janë synimet e Odeta Belegut?

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:02
Cilat janë synimet e Odeta Belegut?

Atletja e talentuar e Besës së Pejës, Odeta Belegu, po stërvitet me zell të shtuar për rezultatet sa më të mira qoftë në garat vendore qoftë ato ndërkombëtare.  

Odeta po tregon rezultate të lakmueshme për U-20 dhe është pjesë e Kombëtares së Kosovës për të reja. 

Ajo ka vrapuar në 1.500 e 3.000 por së fundi ka ndërruar disiplinë, duke kaluar në 800 metra. 

Image

Odeta tregon se këtë vendim e ka marrë së bashku me babain e saj Afrim Belegu njëherësh edhe trajner.    

Cilat janë synimet e Odetës, si i vlerëson rezultatet e sivjetshme?

“Për këtë vit kam synuar rezultate në disiplinën 1.500 metra dhe 3.000 metra, po pasi konkurrenca e Kosovës nuk është e mjaftueshme për të arritur rezultate që synojmë me grupmoshën tonë, atëherë kemi vendosur me babain (trajnerin tim) që të fokusohemi më shumë në disiplinën 800 metra, pasi që këtu konkurrenca është më e madhe. 

Image

Afrim Belegu me Odetën

Rezultatet e mia për këtë vite ende nuk janë ato çfarë po synoj por po punoj fort që ushtrimet të jenë gjithmonë në nivelin e duhur për realizimin e dëshirave te mia”, thotë Odeta për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Sa është vështirë në 800 metra?

“Secila disiplinë e atletikës kërkon përkushtim dhe disiplinë, andaj mendoj që 800 metra është pak më vështirë por që me punë mund të arrihet”, - përfundon Odeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat