Luiza Gega e mbyll në vendin e dytë në Holandë

Atletika

Luiza Gega e mbyll në vendin e dytë në Holandë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:38
Luiza Gega e mbyll në vendin e dytë në Holandë

Luiza Gega ka arritur një rezultat shumë të mirë në “FBK Games” në Holandë (Tuente) pasi u rendit e dyta në garën e 3000 m me pengesa.

Luiza Gega e mbylli garën në vendin e dytë, ndërsa arriti gjithashtu të përmirësonte kohën e saj më të mirë duke vendosur rekord kombëtar, por edhe kohën e 5-të më të mirë në botë. Ajo e mbylli garën 9 minuta dhe 15.48 sekonda.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në Doha në Kampionatin Botëror ku Luiza Gega e kishte kaluar finishin pas 9 minutash e 19.93 sekondash.

Në vend të parë u rendit sportistja nga Uganda, Peruth Chemutai e cila e mbylli garën në kohën 9 minuta e 14 sekondë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat