Duja: Me shpresë se do të arrijmë rezultate të mira individuale 

Atletika

Duja: Me shpresë se do të arrijmë rezultate të mira individuale 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:43
Kombëtarja e Kosovës

Atletika përfaqësohet me katër garues (dy atletë e dy atlete) në Lojëra Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bajram Duja, tha stërvitjet po shkojnë sipas programit të paraparë dhe presin të startojnë me 30 qershor.  

Duja është i kënaqur me ambientin dhe atmosferën në Oran.

“Atmosfera është e mirë.

Nesër në ora 18 00 e kemi takimin teknik, ku definitivisht përcaktohen disiplinat për gara.

Me shpresë se do të arrijmë rezultate të mira individuale”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Atletët që garojnë:

Gresa Bakraçi në disiplinat 3000 metra me pengesa
Muhamet Ramadani në disiplinat e hedhjes së gjyles 
Astrit Kryeziu në disiplinën 800 metra 
Alaudin Suma në disiplinat e hedhjes së diskut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat