Zijadin Kryeziu: Asnjë përfaqësues i ekipit olimpik nuk është prezent

Atletika

Zijadin Kryeziu: Asnjë përfaqësues i ekipit olimpik nuk është prezent

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:33
Zijadin Kryeziu

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në atletikë, ZIjadin Kryeziu, trajneri i KA Rogana, kritikon që përfaqësuesit olimpik të Kosovës nuk morën pjesë në mbledhjen teknike të Lojërave Mesdhetare.  

“Deri sa po mbahet mbledhja teknike e Atletikës në lojërat Mediterane në Oran të Algjerisë, asnjë përfaqësues i ekipit olimpik nuk është prezent, nuk keni faj se mbledhja teknike nuk është e rëndësishme për ju edhe pse aty duhet të bëhen konfirmimet finale e diskutohen gjëra të rëndësishme për eventin në fjalë.

Me rëndësi është me qenë pjesë e ekipit tjerat janë të dorës së dytë, a ka Dema kali ka sa kg i bartë s’ka rëndësi me rëndësi Dema ka kali”, ka shkruar Kryeziu.

Kosova përfaqësohet me katër atletë në Lojërat Mesdhetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat