Rikthehet pas 5 vitesh

Atletika

Rikthehet pas 5 vitesh

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 15:34
Rikthehet pas 5 vitesh

Atletja afrikano-jugore Caster Semenya, ish-kampione olimpike e garës së 800 metrave në “Londër 2012” dhe “Rio 2016”, do të rikthehet të garojë në një event të madh 5 vjet pas harës së fundi. Ajo është fituese e medaljes së artë në këtë distancë edhe në botërorët e viteve 2009, 2011 e 2017.

Pikërisht botërori 2017 ka qenë pjesëmarrja e saj e fundit në një kompeticion të madh, pasi 31-vjeçarja nisi një betejë ligjore me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF). Semenya ka nivele të larta testosterone dhe shpesh është konsideruar nga koleget e saj si burrë.

Në vitin 2019, IAAF vendosi që Semenya të garojë në garat poshtë 400 metrave dhe më të gjata se 1500 metra.

Nga ky moment nisën gjygjet me palëve dhe tani, 5 vjet nga gara e fundit, atletja do të garojë në botërorin e Eugene (Amerikë) në distancën e 5000 metrave për Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat