Gega kampione e Europës, Begaj: Frymëzim dhe përgjegjësi për ta mbështetur

Atletika

Gega kampione e Europës, Begaj: Frymëzim dhe përgjegjësi për ta mbështetur

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:31
Gega kampione e Europës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Luiza Gegën, e cila dje u shpall kampione e Evropës dhe vendosi rekord kontinental.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Begaj thekson se ky është frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë.

"Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë, Luiza Gega.

Frymezim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!", shkruan Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat