Shqipëria feston të artën e Luiza Gegës në Europian

Atletika

Shqipëria feston të artën e Luiza Gegës në Europian

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:03
Shqipëria feston të artën e Luiza Gegës në Europian

Atletja Luiza Gega, kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Mynih, pas mbërritjes një ditë më parë në Tiranë, sot është pritur nga Kryeministri Edi Rama. Për nder të saj, u zhvillua një parakalim madhështor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

E shoqëruar nga Ministria e Sportit, Evis Kushi e trajneri i saj Taulant Stërmasi, në një makinë të kuqe të hapur, ajo ka parakaluar në bulevard, duke përshëndetur mijëra të pranishëm. Të gjithë kanë uruar atleten shqiptare për medaljen e artë fituar në Europian, ndërkohë që edhe ajo ka përshëndetur të gjithë personat që mbushnin sheshin.

Luiza Gega ka valëvitur edhe flamurin kuqezi teksa ndodhej në makinën e hapur, ndërkohë që para kryeministrisë është pritur nga Edi Rama, që i ka puthur duart atletes.

I pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj e anëtarët e kabinetit qeveritar, ku dhe po zhvillojnë një konferencë për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat