Llapjanët mburren me atletet e tyre

Atletika

Llapjanët mburren me atletet e tyre

Nga: K.G.. Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:17
Llapi

Klubi i atletikës Llapi i Podujevës është fitues i Kupës së Kosovës (femrat).

Llapjanët mburren me suksesin e atleteve të tyre,

Pas klubit të futbollit, edhe klubi i atletikës ka shënuar sukses të madh, duke fituar Kupën e Kosovës në kategorinë e senioreve.

Image

Ky sukses i bën që të ndihen krenar të gjithë në klub dhe me synime që të vazhdojnë të rrisin nivelin e rezultateve në të ardhmen. 

“Kupa e Kosovës për seniore përsëri në Llap! Në Mitrovicë dhe Malishevë u mbajt gara Kupa e Kosovës për Senior-e.

Klubi Atletik Llapi Podujevë edhe kësaj radhe në konkurrencën e femrave ishte i pandalshëm duke e ruajtur traditën e fitoreve.

Image

Radhitja e klubeve në pesë vendet e para ishte:

1. Llapi  98.75 pikë
2. Prizreni 87.5 pikë
3. Mitrovica 8.75 pikë
4. Besa 7 pikë
5. Trepça 2.25 pikë

I falënderojmë atletet të cilat kontribuan në këtë fitore: Medina Kutleshi, Florentina Restelica,Rita Hajdini, Fjolla Cakiqi, Greta Mustafa, Sara N. Kutleshi, Delvina Hajdari, Njomza Rrahmani dhe Ejona Shala, si dhe një falënderim i veçantë shkon për trajnerët e klubit: Gazmend Shala, Lumbardh Shala, Luljeta Zhegrova – Shala dhe Fjolla Cakiqi”, shkruan në faqen e KA Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat