KA Rogana, shembull për të gjithë, fiton sërish Kupën e Kosovës 

Atletika

KA Rogana, shembull për të gjithë, fiton sërish Kupën e Kosovës 

Nga: K.G.. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:32
KA Rogana

Klubi i atletikës Rogana dominon në konkurrencën e meshkujve.

Klub që po tregon rezultate dhe së fundi fituan edhe trofeun e çmueshëm të Kupës së Kosovës.  

Trofeu  i fituar është edhe si fryt i punës së palodhshme të kryetranerit Zijadin Kryeziu.

Image

Ky sukses është edhe një dëshmi se në KA Rogana punohet me përkushtim, gjithnjë në kërkim edhe të përmirësimit të kohës së rezultateve.  KA Rogana, shembull për të gjithë!

“Kupa e Kosovës përsëri në Roganë!

Gjatë këtyre dy ditëve në st."Liman Gega" në Malishevë atletët tanë bën një paraqitje të shkëlqyeshme në aspektin ekipor ku në përgjithësi e dominuan këtë garë.

Nën drejtimin e atletit më të mirë dhe më të trofeshëm Musa Hajdari i cili kësaj here ishte edhe në cilësi të trajnerit në mungesë të trajnerit kryesor Zijadin Kryeziut atletët tanë arritën të dominojnë bindshëm duke bërë një diferencë të lartë pikësh kundrejt klubeve tjera. Vlen të theksohet Leon Thaçi i cili përkundër angazhimeve si ushtarak i FSK bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ku grumbulloi pikë maksimale, Musa, Astriti, Graniti, Valentini, Kreshniku, Ardisoni ishin të bashkuar deri në garën e fundit për të grumbulluar pikët maksimale dhe nuk kursyen asgjë nga vetja për të arritur qëllimin e përbashkët si ekip.

Fatkeqësisht kësaj here Ezan Kryeziu nuk arriti të ndihmoj mjaftueshëm ekipin pasi në ditën e parë gjatë vrapimit në stafetën 4x100 m pësoi një lëndim jo të lehtë që i pa mundësoi të vazhdoj tutje për të ndihmuar ekipin.

Ky është një sukses i përbashkët me sponsorin tonë " BRICKOS" SHPK i cili tash e tre vite në çdo sukses ishte së bashku me ne. Ne do vazhdojmë përpjekjet tona drejt sukseseve të reja duke promovuar vlera dhe performancë të lartë sportive për vendin së bashku me "BRICKOS"SHPK, po ashtu kompani kampione.

Ne si kryesi e klubit i falënderojmë atletët dhe trajnerët për angazhimin e tyre, sponsorin tonë "Brickos" shpk dhe të gjithë ata që ishin pranë nesh gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët ndër vite. Urime dhe faleminderit!”, shkruan në faqen e KA Roganës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat