Kroati befason, triumfon në Maratonën ndërkombëtare “Prishtina 2022”

Atletika

Kroati befason, triumfon në Maratonën ndërkombëtare “Prishtina 2022”

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:04
Kroati befason

Atleti kroat Ante Zhivkoviq ka befasuar të gjithë në kryeqytetin e Kosovës, duke triumfuar në Maratonën e Prishtinës.

Një garë jashtëzakonisht interesante, ndërsa Zhivkoviq ishte më i shpejt me kohë të kaluar për 2 orë e 40 minuta.

Është një fitore e bujshme e kroatit në Maratonën ndërkombëtare (42 kilometra e 195 metra).

Pas tij renditet Erzen Zyberaj. Atletii ynë është i kënaqur me rezultatin duke e cilësuar shtegun të mirë. nga ana tjetër, Zhivkoviq, tha se gara ka qenë e mirë por dhjetë kilometrat e fundit ishin më të vështira.

“Për herë të parë jam këtu. Më pëlqen qyteti, njerëzit janë të afërt”, ka thënë Zhivkoviq.
Në maratonë garuan 784 garues.

Shtatëqind e tetëdhjetë e katër garues moërn pjesë, garë e organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat