Kur Gazmend Doli iu thotë se ishte deri në kufi të Serbisë, milicia serbe çartet dhe e marrin me vete 

Atletika

Kur Gazmend Doli iu thotë se ishte deri në kufi të Serbisë, milicia serbe çartet dhe e marrin me vete 

Nga: K. Goca Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 20:09
Gazmend Doli

Vitet e 90-ta, vitet kur pushtuesi serb bënte terror ndaj popullit shqiptar të Republikës së Kosovës.

Çdo gjë shqiptare sulmohet nga makineria e pushtuesit serb.  

Në vitet e 90-ta maltretohet keq edhe atleti nga Gjakova, Gazmend Doli dhe vetëm pse ka thënë se ka vrapuar si atlet deri në kufi të Serbisë. 

Këtë rast e tregon atleti veteran Agron Muçaku,

“Edhe një rrëfim për veprimtarin sportive në vitet e nëndhjeta në të cilin zhvillonim pa u ndalur rezistencën sportive. 

Bëhet fjalë për sportin e atletikës respektivisht për atletin tim Gazmend Doli, i cili kishte marrë pjesë në Gjysmë Maratonë 21 kilometra në Podujevë deri në kufi me Serbinë. 

Ai kishte zënë plasman të mirë  dhe kishte marrë diplomë për suksesin e arritur. 

Duke u kthyer nga Podujeva në Prishtine për të vazhduar në Gjakovë në stacionin e autobusëve të Prishtinës e ndalojnë policia serbe duke legjitimuar. 

Ndërkohë, pas shumë pyetjeve ja shohin diplomën e Republikës së Kosovës, duke e pyetur çfarë është kjo diplomë? 

Gazmendi, ju kthen; fitore në gjysmë maratonë. Ku keni vrapuar ishte pyetja e radhës, Gazmendi, pa sherr ju përgjigjet nga Podujeva deri në kufi me Serbinë. 

Kur policët e dëgjojnë që Gazmendi ju tha deri në kufi të Serbisë, ata u  ‘çartallisen’ duke i bërtitur e hodhën çantën sportive e diplomën e Gazmendit përtoke dhe duke i thënë; se krejt këtu është Serbi dhe fjalë tjera kërcënues. 

Pastaj e marrin dhe dërgojnë në stacion policor duke e traumatizuar psiqikisht dhe pas dy orëve e lirojnë me kërcënim; që nëse edhe njëherë do merr pjesë në këso lloj gara do të burgoset shumë vite”, tregon Agron Muçaku, atlet veteran. 

Më shumë sakrifica është mbajtur atletika gjallë duke u organizuar garat në thellësi të qytetit siç ishte rasti në dy garat republikane për nderë të ditës se Flamurit të mbajtura në Gjakovë në vitin 1992 dhe 1997.

“Gjithashtu gara kemi mbajtur edhe nëpër shumë fshatra të Kosovës”, tregon Muçaku ish trajner i klubit të atletikes Vëllaznimi në Gjakovë i gjeneratës së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat