Musa Hajdari triumfon në Gjysmë Maratonën “Gjilani 2022 – Vrapojmë Shtigjeve të Agimit”

Atletika

Musa Hajdari triumfon në Gjysmë Maratonën “Gjilani 2022 – Vrapojmë Shtigjeve të Agimit”

Nga: K. G. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 21:05
KA Rogana

Atletët e klubit Rogana nga komuna e Dardanës, sot treguan rezultate të shkëlqyeshme në Gjysmë Maratonën “Gjilani 2022 – Vrapojmë Shtigjeve të Agimit”.

Kryetrajneri Zijadin Kryeziu është shumë i kënaqur me atletin Musa Hajdari që ngadhënjeu në garë me kohë të kaluar për 1.14,44 orë.

“Musa Hajdari, kampion i edicionit të parë të gjysmë maratonës ‘Gjilani 2022’. 

Image

Atleti ynë e dominoi bindshëm garën edhe pse është hera e parë që garoi në këtë disiplinë ai nuk lejoi që ky trofe me simbolikë të veçantë të shkoj në klube tjera.

Musa është atlet i shtigjeve të mesme por falë përkushtimit të tij, disiplinës, seriozitetit në punë nuk lë vend për befasi, pikërisht para një viti është operuar, vrapimi që bëri sot tregon punën e tij përkushtimin e tij dhe i jep një leksion gjeneratave të reja se çfarë përkushtimi i duhet një sportisti në sfidat që mundë ti paraqiten për të arritur synimet e tij. 

Image

Kjo gjë nuk është aspak e lehtë por është e mundur. Vërtet garat e disiplinës, të gjata janë të vështira dhe kërkojnë shumë punë e sakrificë por jo sa thyerja e kufirit në Koshare nga arkitekti i kësaj beteje Agim Ramadani i cili së bashku me të gjithë ushtarët pa dallim e bën të mundur që sot të vrapohet lirshëm dhe të tregohen vlerat sportive, andaj duke mos i harruar e kujtuar gjithmonë shtigjet e Agimit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë urojmë që kjo traditë e kujtim për Agimin dhe dëshmorët e tjerë të bëhet ngjarje tradicionale.

Një falënderim i veçantë i dedikohet sponsorit të klubit " BRICKOS Shpk" që sukseset tona të përbashkëta po rriten në kontinuitet”, njofton KA Roga.

Tre vendet e para

1. Musa Hajdari (Rogana) 1.14,44
2. Aëlbion Ymeri (Gërmia 555) 1.18,05
3. MUxhahid Mislimoski (Uskana Jërçovë) 1.19,25

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat