Flavio Buzhala me synime të mëdha

Atletika

Flavio Buzhala me synime të mëdha

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 nëntor 2022 Në ora: 20:49
Flavio Buzhala

Atleti i talentuar i klubit Theranda 1992, Flavio Buzhala, punon pareshtur që të arrijë rezultate sa më të mira në disiplinën teknike përkatësisht në disk.

Buzhala nuk ka më shumë se 14 vjeç, garon në kategorinë e pionierëve dhe pretendon suksese në çdo garë.

Synimet e tija janë të qarta për të ardhmen, të garojë në garat e nivelit më të lartë. 

Image

Buzhala nuk e fsheh se mungesa e shtegut adekuat për stërvitje në Therandë e penalizon shumë. 

Si e vlerësoni vitin 2022 në disiplinën tuaj në disk, ku ishte suksesi më i madh, dhe dëshpërimi?

 “Viti 2022, disiplinën e diskut e vlerësoj mirë por pres edhe më shumë.

Dëshpërime kam pas kur rezultatet i kam pasur te ulëta.

Suksesi im më i madh ka qenë kur rezultati ishte 44.59 metra.

Synimet e mija njëherë janë të marr pjesë në garat ballkanike, në vazhdim më lart, si europian e Lojëra Olimpike”, thotë Buzhala.

Sa jeni i kënaqur me kushtet dhe shtegun ku stërvitni?

“Nuk jam shumë i kënaqur me shtegun. Kënaqësi kam pak për shtegun, nuk janë kushtet e mira”, thotë Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat